top of page
123.jpg

Harrojeni Facebook dhe Instagram, ky është aplikacioni më i ri që po i çmend të gjithë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Feb 28, 2018
  • 1 min read

Vero është rivali i Instagram që është tashmë në krye të App Store.

Aplikacioni pa reklama i lejon përdoruesit të ndajnë fotot, të shtojnë lidhje dhe të rekomandojnë libra, filma dhe shfaqje televizive tek miqtë.

Ky aplikacion kryeson në Apple që nga java e kaluar, duke sugjeruar se përdoruesit e mediave sociale mund të kërkojnë alternativa për platformat e themeluara të mediave sociale.

Por, me disa përdorues që raportojnë probleme, njerëzit po pyesin nëse pretendimet rreth aplikacionit janë shumë të mira për të qenë e vërtetë.

Vero thotë në faqen e vet në Twitter se “ka krijuar rrugën më të mirë për t’i lidhur njerëzit dhe për të shpërndarë jetën reale online”.

Aplikacioni po ashtu në disa postime ka thumbuar direkt Facebookun duke thënë se “nuk duam algoritma, as njohje të të dhënave, vetëm që njerëzit realë të kënaqen duke jetuar jetën e tyre në Vero”.

Dallimi më i madh i Veros me rrjetet tjera sociale është se në murin kryesor shfaqen njoftimet vetëm në renditje kronologjike. Vero për dallim prej rrjeteve tjera sociale është me pagesë, ndërsa së fundmi njoftoi se një milion përdoruesit e parë nuk do të kenë nevojë të paguajnë.

Po ashtu ka njoftuar se për shkak të kërkesës së madhe për regjistrime, po ka probleme teknike.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page