top of page
123.jpg

ZYRTARE: Lajm i tmerrshëm për Neymarin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 1, 2018
  • 1 min read

Skuadra franceze, PSG ka vendosur që Neymar të operojë ashtin e pestë të këmbës së djathtë.

Tashmë është zyrtare, Neymar do të operohet dhe do të mungojë të martën e ardhshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është njoftuar nga PSG, e cila njofton se Neymar do të udhëtojë drejt Brazilit, atje edhe ku do të operohet.

“Stafi mjekësor i PSG-së në bashkëpunim me atë të Kombëtares së Brazilit kanë vendosur: Në marrëveshje me lojtarin është vendosur që të shkohet me opsionin e operimit. Neymar do të operohet në Brazil nga DR Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga profesori Saillant i PSG-së”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës franceze.

Pas operimit, Neymarit do t’i duhen rreth dy muaj që të rikthehet në fitnesin e plotë. /Express/


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page