Për Messin, gjuajtjet e lira janë si penallti, ja sa herë ka shënuar këtë vit
- rilindjashqiptare
- Mar 2, 2018
- 1 min read

Leo Messi vazhdon të habis botën me golat e tij të jashtëzakonshëm nga gjuajtjet e lira .
Argjentinasi edhe sonte realizoi një gol fantastik në barazimin që arriti Barcelona përballë Las Palmas në La Liga.
Më këtë gol të shënuar nga gjuajtja e lirë Messi deri me tani ka realizuar katër gola nga kjo pozitë, askush nuk ka shënuar në futbollin evropian më shumë.
Pas Messit gola më së shumti nga gjuajtjet e lira kanë realizuar yjet e kampionatit francez, Neymar dhe Fekir, braziliani dhe francezi kanë tundur portën nga tri herë nga gjuajtjet e lira.

Comments