Kane zgjedh skuadrën për sezonin e ri
- rilindjashqiptare
- Mar 9, 2018
- 1 min read

Kane, që këtë sezon ka shënuar 24 gola në Premierligë, është dëshira kryesore e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Harry Kane do të mbetet të Tottenhami edhe sezonin e ardhshëm.
‘The Sun’ raporton se sulmuesi anglez është i lumtur në skuadrën nga Londra, duke vendosur të qëndrojë për së paku edhe një sezon.
Edhe pse ky sezon do të përfundojë pa tituj për Tottenhamin, Kane nuk është i shqetësuar nga ky fakt, duke i besuar projektit të trajnerit Pochetino, e duke shpresuar që vitin e ardhshëm mund të konkurrojnë për titull në Premierligë, e të arrijnë edhe më shumë në Ligën e Kampionëve.
Kane, që këtë sezon ka shënuar 24 gola në Premierligë, është dëshira kryesore e Real Madridit për sezonin e ardhshëm.
Comments