top of page
123.jpg

Rikthehet Pacquiao, sfidon Matthysse për titullin kampion

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 9, 2018
  • 1 min read

Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka zyrtarizuar rikthimin e tij në ring më 24 qershor, gati një vit pas përballjes së fundit.

Ish-kampioni i botës do të duelojë me argjentinasin Lucas Matthysse për titullin kampion bote të kategorisë WBA në peshën “welter”. Kjo përballje do të zhvillohet në Kuala Lampur të Malajzisë, me filipinasin që do të jetë si sfidant ashtu edhe organizator i eventit.

Dueli ka shumë rëndësi për Pacquiao, pasi do t’i japë mundësi të rikthehet kampion bote në moshën 39-vjeçare, ndërsa rivali i tij argjentinas është 35 vjeç dhe me një karrierë të pasur (39 fitore e 4 humbje). “Do të jetë një sfidë e fortë për mua. Nuk jam favorit, por për mua kjo përballje është një motivim, pasi synoj titullin kampion. Më pëlqen stili i boksit të Matthysse, është agresiv dhe kjo është ajo që fansat duan të shohin, të argëtohen”, tha Pacquiao, 59 fitore, 7 humbje dhe 2 barazime në karrierë.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page