top of page
123.jpg

Ky super talent refuzon Zvicrën për të luajtur tek Përfaqësuesja e Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 11, 2018
  • 1 min read

Idriz Voca i ka thënë jo Zvicrës për të vazhduar karrierën me Kosovën.

Mesfushori i Luzernit është ftuar zyrtarisht nga trajneri i Zvicrës U20 Gérard Castella, për ndeshjen e ardhshme kundër Italisë në Elite League por 20 vjecari ka refuzuar të veshë fanellën helvetike.

Voca me paraqitjet e tij në Superligën e Zvicrës sidomos në vitin 2018 që të Luzerni është bërë i pazëvendësueshëm, ka tërhequr vëmendjen e krerëve zviceran.

Ai deri tash ka luajtur me kombëtaren U21 të Kosovës në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian Italia 2019. Voca në 3 ndeshje është paraqitur si qendërmbrojtës edhe pse te Luzerni po luan si mesfushor defanziv në bashkëpunim me mesfushorin kosovar, Hekuran Kryeziu.

Vendimtarë që Voca të refuzoj Zvicrën dhe të zgjedhë Kosovën kanë qenë familja e tij dhe menaxheri Gëzim Ibrahimi.

Vlenë të theksohet që 20 vjeçarin e ka kërkuar edhe Alban Bushi për kombëtaren U21 të Shqipërisë por ai ka zgjedhur përfundimisht “Dardanët”. /Marrë nga gazetari i sportit, Arlind Sadiku.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page