top of page
123.jpg

Përse në ashensor gjithmonë ka pasqyrë?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 14, 2018
  • 1 min read

Qoftë kur është nga ana e jashtme apo brenda, pasqyra sikur shkon bashkë me ashensorin, madje me arsye të fortë.

Duke pasur parasysh që pritja është diçka që shumicën e njerëzve e nevrikos, njerëzit e mençur kanë shpikur zgjidhjen se si atë pritje ta bëjnë të përballueshme, shkruan Coriosity.

Pikërisht për këtë shkak shumica e ashensorëve në afërsi të tyre apo brenda kanë pasqyrë të madhe.

Ky është një truk psikologjik, i cili e largon nga mendja pritjen.

Në të vërtetë, hulumtimi tregon se si shumica e njerëzve humb kuptimin mbi kohën derisa me interesim shikojnë veten dhe aktivitetin e vet, pa marrë parasysh se sa individi është narcisoid, pasqyra i preokupon njerëzit.

Përmirësimi i flokëve…

Vështrimet psikologjike tregojnë që njerëzit në situatën me të cilën janë të ballafaquar para pasqyrës gjithmonë gjejnë diçka të bëjnë.

Kështu shumica përmirësojnë flokët, ndërsa të tjerët aktivitet të preferuar kanë të shikojnë nëse u ka mbetur ushqimi midis dhëmbëve, shikojnë dukjen e fytyrës, përmirësojnë grimin, por edhe “shikojnë” se si u duket prapanica.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page