top of page
123.jpg

Pranvera nis me reshje bore, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 18, 2018
  • 1 min read

Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë gjatë javës së ardhshme do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët.

Si rezultat do të ketë temperatura më të ulëta, reshje shiu dhe bore..

“Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të intensitetit mesatar deri lokalisht intensive të cilat në ditët në vijim, parashihen që reshjet të jenë në formë dëbore.

Këto masa me origjinë polare të cilat kanë përfshirë europën perendimore, dalë ngadalë do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 2 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8m/s.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page