top of page
123.jpg

I çmenduri, i shpejti si rrufeja i kalon të gjithë, tani është golashënuesi më i mirë në Evropë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Cristiano Ronaldo edhe njëherë ka treguar që vitet për të janë vetëm numra.

Super ylli i Real Madrid ka shpërthyer mbrëmë duke shënuar katër gola në fitoren e Real Madrid 6:3, përballë Girona .

Me këto katër gola të shënuar ylli i kombëtares portugeze ka arritur në shifrën e 22 golave vetëm në La Liga, katra më pak se sa lojtari i cili renditet i pari argjentinasi Leo Messi.

Ronaldo tani është bërë futbollisti i cili ka shënuar mese shumti gola në të gjitha garat këtë vit.

Ai ka lënë prapa edhe super sulmuesin e Liverpoolit Mohamed Salah dhe rivalin e përbetuar të tij Leo Messi.

Golashënuesit më të mirë në Europë (nëpër të gjitha kompeticionet):

1. Cristiano Ronaldo – 37 gola (35 ndeshje)

2. Mohammed Salah – 36 gola (40 ndeshje)

3. Harry Kane – 35 gola (39 ndeshje)

4. Lionel Messi – 35 gola (43 ndeshje)

5. Edinson Cavani – 33 gola (38 ndeshje).


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page