top of page
123.jpg

ZYRTARE: Zhegrova ftohet në Kombëtaren e Kosovës, kjo është lista

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 19, 2018
  • 1 min read

Zhegrova ftohet për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës, teksa debutojnë edhe dy mesfushorë: Voca e Taipi.

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në Francë. Më 24 mars, Kosova do të ballafaqohet me Madagaskarin, kurse më 27 mars do të luajë kundër Burkina Fasos.

Në këto dy ndeshje do ta bëjë debutimin në krye të kombëtares së Kosovës, përzgjedhësi i ri, Bernard Challandes, i cili publikuar tashmë listën prej 23 futbollistëve, e ku për herë të parë janë përfshirë disa futbollistë të rinj.

Edon Zhegrova, talenti i Genk-ut si dhe Idriz Voca (FC Luzern) dhe Gjelbrim Taipi (Grasshoper) – janë afrimet e reja, bën të ditur FFK, transmeton Gazeta Express.

Lista e futbollistëve për ndeshjet miqësore Kosovë – Madagaskar dhe Kosovë – Burkina Faso.

Portierë: Samir Ujkani (UC Cremonese)

Bledar Hajdini (KF Trepça’89)

Faton Maloku (KF Feronikeli)

Mbrojtës Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb)

Leart Paqarada (SV Sandhausen)

Mërgim Vojvoda (R.Mouscron)

Ardin Dallku (FC VOrskla Poltava)

Fidan Aliti (KS SKënderbeu)

Lirim Kastrati (AS Roma U21)

Benjamin Kololli (FC Laussane)

Alban Pnishi (Grasshoper)

Mesfushorë Hekuran Kryeziu (FC Luzern)

Idriz Voca (FC Luzern)

Herolind Shala (Lyngby Boldklub)

Gjelbrim Taipi (Grasshoper)

Edon Zhegrova (KRC Genk)

Arbër Zeneli (FC Herenven)

Bernard Berisha (FC Akhmat)

Bersant Celina (Ipswich Town FC)

Milot Rashica (SV Werder Bremen)

Sulmues Elbasan Rashani (Odds BK)

Atdhe Nuhiu (Sheffield Wendesday)

Vedat Muriqi (Caykur Rizespor).


 
 
 

header.all-comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page