top of page
123.jpg

Derbi i Milanos fillon me përplasjen e drejtuesve

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 20, 2018
  • 1 min read

Derbi i Madonninës, mes Milanit dhe Interit do të luhet zyrtarisht më 4 Prill, në orën 18:30, por pikërisht kjo datë ka bërë që sfida të fillojë para kohe.

Ishte Administratori i Deleguar i Mialnit, Marco fassone, që para ndeshjes së djeshme ndaj Chievos, të akuzonte zikaltrit për mungesë bashkëpunimi.

“Ne donim që derbi të luhej më 25 Prill ose më 1 Maj, pra në ditë festash, që të krijonim kushtet për një pjesëmarrje masive në shkallët e stadiumit. Gjithsesi, ka një rregull që i jep të drejtë Interit të thotë jo dhe zikaltrit kështu bënë. Jam shumë i keqardhur”, tha Fassone.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i zikaltërve, nëpërmjet CEO-s së vet, Antonello.

“Nuk e kuptoj pse duhet të bëhet problem mediatik një çështje për të cilën vendosi rregullorja.

Federata zbatoi rregulloren për të gjitha ndeshjet e shtyra pas vdekjes së Astorit dhe pjesëmarrja e tifozërisë nuk na u duk shkak për të shkelur rregulloren. Tifozët do ta mbushin ‘San Siron’ edhe në këtë derbi”, tha Antonello.

Mediat italiane raportojnë se propozimi i Milanit për të shtyrë derbin më 25 Prill ose 1 maj, ishte disi djallëzor, pasi do të luhej 4 ditë para ose 4 ditë pasi zikaltrit të përballeshin me Juventusin në ‘San Siro’, çka do të ishte në disfavor të tyre.

Për ta përforcuar këtë, është fakti që Milani do të luajë transfertën ndaj Juventusit vetëm 4 ditë para derbit që do të luhet tashmë më 4 Prill.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page