top of page
123.jpg

#DELETEFACEBOOK – Gjiganti i rrjeteve sociale në krizë ekzistencialeI

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 21, 2018
  • 1 min read

Gjiganti i rrjeteve sociale Facebook, i themeluar nga Mark Zuckerberg ka pësuar humbje prej miliarda dollarësh, por jo vetëm kaq.

Sipas CNN Facebook po përballet me një krizë ekzistenciale, kjo pasi po zhvillohet një fushatë me hashtagun: #deletefacebook, (fshijeni facebook).

Skandali i të dhënave po i kushton shumë shtrenjtë rrjetit social dhe do duhen përpjekje të fuqishme që pas aferës së Cambrige Analytica-s, kompania të arrijë të kthejë besimin lidhur me mbrojtjen e të dhënave dhe të privatësisë.

Vetë bashkëthemeluesi i Cambridge Analytica, i kthyer në informator, Christopher Wylie është bllokuar përkohësisht nga “Facebook”-u, “Instagram” dhe “WhatsApp” pas pohimeve të bëra mbi firmën e analizimit të të dhënave, që akuzohet se ka mbledhur informacione personale të miliona përdoruesve të Facebook.

Dyshohet se ai e bëri këtë për të ndihmuar në fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve në 2016. ”.​


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page