top of page
123.jpg

Mëngjesi – vakt i shëndetshëm, të cilin nuk guxoni ta humbisni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 22, 2018
  • 2 min read

Mëngjesi pothuajse është vakti më i rëndësishëm për të pasur një ditë sa më energjike. Është si një lloj karburanti për trupin dhe mendjen, pas një gjumi të mirë kur trupi ka tretur ushqimin.

Përveç sigurimit me energji, të ushqyerit në mëngjes është burim i mirë i vitaminave të nevojshme si: kalciumi, hekuri, vitamina B, fibrat dhe proteinat.

Të gjitha këto lënde ushqyese janë esenciale për shëndetin tonë dhe hulumtime të ndryshme tregojnë se nëse këto vitamina nuk konsumohen gjatë mëngjesit, gjasa që të kompensohen gjatë ditës është e vogël.

Kjo është njëra nga arsyet pse vezët preferohen të konsumohen në mëngjes.

Vezët përpos që kanë vitaminat e nevojshme për trupin tonë, janë edhe burim i pastër i proteinave.

Studimet tregojnë se njerëzit që hanë vezë për mëngjes, kanë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që hanë kifle.

Vlen të ceket se ata që hanë mëngjes kanë më pak gjasa të kenë mbipeshë dhe kanë më shumë gjasa ta mbajnë vijën e trupit, sesa ata që nuk e hanë, sepse personat që nuk e hanë mëngjesin kanë tendencë që gjatë ditës të konsumojnë ushqim me yndyrë dhe sheqerna të lartë.

Mëngjesi gjithashtu rikthen nivelet e glukozës që është shpenzuar gjatë natës, një karbohidrat thelbësor që i nevojitet trurit të funksionojë.

Studime të ndryshme tregojnë se konsumimi i mëngjesit, ndihmon në zhvillimin e memories dhe rrit nivelet e koncentrimit, gjithashtu ndikon në zvogëlimin e stresit dhe na bën më të lumtur.

Mëngjesi është një rast i shkëlqyer për të ngrënë së bashku si familje kur është e mundur.

Vendosja e zakoneve të mira të mëngjesit në fëmijëri dhe mbajtja e tyre gjatë adoleshencës mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zvogëlimin e mënjanimit të mëngjesit duke zhvilluar shprehi të mira ushqimore që zgjasin një jetë.

Pra, mëngjesi me të vërtetë është ushqimi më i rëndësishëm i ditës!


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page