A e mbani cila ka qenë hera e fundit kur Kosova nuk ka pranuar gol?
- rilindjashqiptare
- Mar 25, 2018
- 1 min read

Përfaqësuesja e Kosovës para dy mijë tifozëve në Francë, ka shënuar fitore minimale 1:0 në miqësoren ndaj Madagaskarit.
Edhe pse kjo ndeshje ishte miqësore, dhe rezultati ishte 1:0, kjo fitore bartë një vlerë të madhe për Kosovën.
Së pari, Kosova këtë ndeshje e nisi me trajnerin e ri, Bernard Challandes. Ndeshjen e parë për Kosovën e zhvilloi edhe Edon Zhegrova, lojtari i cili realizoi golin e fitores.
Pas një kohe të gjatë, Kosova regjistron dy fitore radhazi, pas fitores 4:3 ndaj Letonisë.
E ajo që bie më së shumti në sy pas kësaj fitore, është mos pranimi i golave nga Kosova.
Hera e fundit kur Kosova nuk pranoi gol, ishte fitorja ndaj Ishujve Faroe më 3 qershor 2016, pak ditë pas pranimit në FIFA.
Që nga ajo ndeshje, Kosova ka pranuar një apo më shumë gola në 11 ndeshje.

Comments