top of page
123.jpg

Batatina reagon për rastin ‘Zhegrova’: Boll e kemi mbajtë Shqipërinë me lojtarë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Mar 26, 2018
  • 1 min read

Edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka reaguar për rastin ‘Zhegrova’.

Goli i Edon Zhegrovës në fitoren minimale të Kosovë ndaj Madagaskarit (1-0) shkaktoi shumë bujë në mediat shqiptare.

Kjo pasi sulmuesi Edon Zhegrova ditë më parë kishte refuzuar Shqipërinë, për të luajtur për Kosovën, shkruan GazetaBlic

Trajneri i Shqipërisë, Panucci ditë më parë kishte thënë se Zhegrova nuk ka b** për të laujtur për Kombëtaren e tij.

E sot Tahir Batatina ka reaguar në Facebook, duke thënë se Kosova boll e ka mbajtë Shqipërinë me talenta, tani ata duhet të na ndihmojnë.

Ja postimi i tij:

“Edhe nese je vllau i madhë duhet ta respektosh vllaun e vogël dhe ta ndihmosh ate të avansohet dhe të rritet jo të pengohet në aspektin profesionalë .Talentat e Kosoves nuk mundet ti marr askush sepse janë fryti i kti vendi dhe zoti i ka lindë në Kosovë dhe për këtë vend do ta ndjersin fanellen për vendlindjen e vetë dhe gjithmon do të ndihen krenar me shtetin e ri Kosoven.Kur ka qenë koha ne ju kemi ndihmu vllezërve tan por tash ne duhet ta ndertojmë shtëpin tonë dhe ta ngrisum në nivelin sa më të lart sportiv dhe të rritmi dita dites sa më shumë duke i respektuar të tjerët..Lufta ka përfundu por tash duhet të luftohet në fushen sportive për ta zhvillu dhe ngritë vendinë”Respektë për djemtë që zgjodhen Kosoven “, shkroi Batatina./GazetaBlic/


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page