Ermali e quajti “budallaqe”, Rashel rikthehet në Xing
- rilindjashqiptare
- Mar 26, 2018
- 1 min read

Edhe pse ajo tashmë është larguar nga emisioni "Xing me Ermalin", Rashel Kolaneci tregoi se gjerat mes saj dhe moderatorit Ermal Mamaqi vijojnë të jenë mirë dhe se dyshja e ruajnë shoqërinë mes tyre. Kështu Rashel do të jetë e ftuara e radhës në “Xing" këtë herë jo si velinë, por si një mikeshë.

Është pikërisht Ermal Mamaqi, ai që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku u kërkon fansave të dërgojnë pyetje për Rashelin. Ai ka shkruar se: Rashel Kolaneci rikthehet në "Xing me Ermalin" si e ftuar. Bëni pyetjen tuaj. Pyetjet e përzgjedhura do të lexohen me emrin tuaj në emision."



Comments