Italia me shumë ndryshime për sfidën ndaj Anglisë
- rilindjashqiptare
- Mar 26, 2018
- 1 min read

Gianluigi Donnarumma, Leonardo Spinazzola, Lorenzo Pellegrini dhe Andrea Belotti mund të startojnë për Italinë në sfidën kundër Anglisë.
Miqësorja luhet në stadiumin Wembley të martën mbrëma, shkruan GazetaBlic
Gigi Buffon ishte në portë kundër Argjentinës dhe bëri disa pritje të rëndësishme, por portieri i Milanit, Donnarumma pritet të marrë dorëzat në ndeshjen ndaj Anglisë.
Ja formacioni i mundshëm i ‘Azzurëve’ për takimin ndaj Anglisë.
Donnarumma; De Sciglio (Darmian), Bonucci, Rugani, Spinazzola; Pellegrini, Jorginho, Verratti; Chiesa (Candreva), Belotti, Insigne.
Comments