FOTO/ U investuan 40 miliardë dollarë, vazhdon ta mbajë epitetin e “qytetit fantazmë”
- rilindjashqiptare
- Mar 29, 2018
- 1 min read

Projekti 40 miliardë dollarësh që kishte për synim ndërtimin e qytetit të parë në botë të mençur, është duke u krahasuar me Çernobilin si një “qytet fantazmë”.
“Utopia e teknologjisë së avancuar”, Songdo në brigjet verilindore të Koresë së Jugut ishte ndërtuar nga zeroja dhe projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të avancuar, ku kompjuterët do të kontrollonin trafikun
Banorëve i është premtuar qyteti i së ardhmes, ku me telekomandë kontrollohen dyert dhe me pajisje pneumatike mund të “thithin” mbeturinat nga shtëpia, të cilat më pas do të ricikloheshin dhe do të gjeneronin energji elektrike.
Por, fotografitë e publikuara më poshtë, tregojnë se edhe pas 15 viteve që kur filloi projekti Songdo, qyteti nuk është as afër përfundimit të gjysmës së punimeve, ku një qytetar pretendon se po jeton “sikur në një burg të ndërtuar në shkretëtirë”.
Qëllimi i Qeverisë së Koresë së Jugut ishte ndërtimi i një super qyteti për 300 mijë banorë, i cili do të ishte i shtrirë në 600 hektarë.







Comments