top of page
123.jpg

ZYRTARE: Gattuso rinovon me Milanin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 5, 2018
  • 1 min read

Tani vjen edhe zyrtarizimi.

Gennaro Gattuso ka vazhduar kontratën me Milanin, pas rezultateve pozitive që mori këtë edicion, ku zëvendësoi Vincenzo Montellan.

Gattuso ka rinovuar deri më 2021, duke përfituar edhe një rritje page, përcjellë “Lajmi.net”.

Lajmi u bë i ditur në një konferencë për shtyp, ku Gattuso falenderoi drejtuesit e Milanit.

“Faleminderit për mundësinë. Pa Fassonen dhe Mirabellin, unë s’do të isha këtu. Jam shumë i lumtur që jam trajner i Milanit. Falënderoj shumë djemtë e skuadrës dhe shpresoj të vazhdojmë kështu siç kemi bërë në këtë muaj, për ta kthyer Milanin aty ku e ka vendin”, deklaroi Gattuso.

Kuqezinjtë ndodhen në pozitën e 6, në një sezon ku mbetja jashtë top-4 konsiderohej si top-dështim.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page