top of page
123.jpg

Shkenca konfirmon që inteligjentët shajnë më shumë, rrinë më gjatë zgjuar, janë të çrregullt dhe har

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 12, 2018
  • 2 min read

A shani, rrini më gjatë të zgjuar, jeni të çrregullt dhe harroni? Atëherë jeni shumë inteligjent.

Deri më tani mendohej se personat të cilët shajnë shumë janë të pakulturuar dhe kanë fjalor të kufizuar. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar se ata që mund të shprehin më së shumti sharje në minutë kanë IQ më të lartë. Konkludimi i hulumtimit është se këta njerëz janë shumë më elokuentë (shprehës).

Rrini zgjuar më gjatë? Kjo gjithashtu mund të jetë shenjë e inteligjencës së lartë. Hulumtimet e kanë lidhur daljen e mëvonshme në pension me IQ-në e lartë, transmeton Koha.net. Presidenti Obama, Charles Darvin, Winston Churchill, Keith Richards dhe Elvis Presley njihen për faktin se kanë qëndruar zgjuar vonë natën. Nëse e keni shprehi të shkoni vonë në gjumë, ju sigurisht jeni më të mençur.

Studimet kanë treguar se edhe tavolina e çrregullt mund të nënkuptojë gjithashtu se në të është ulur një person shumë inteligjent. Nëse nuk humbni shumë kohë për pastrim dhe organizim, mendja juaj është e ngarkuar me gjëra më të rëndësishme. Hulumtimet gjithashtu tregojnë se një ambient i çrregullt pune e inkurajon kreativitetin.

A harroni shpesh? Jeni nisur në kuzhinë për thikë dhe gjatë rrugës nga dhoma e ditës në kuzhinë keni harruar për çfarë jeni nisur. Nëse keni qenë në një situatë të tillë shumë herë, tani mund të krenoheni, pasi që përfshiheni në grupin e njerëzve shumë inteligjentë!

Mendja jonë i “harron” informacionet për të cilat konsideron se nuk janë aq të rëndësishme dhe kështu e liron hapësirën për mbamendje të gjërave më të rëndësishme, përcjell Koha.net. Pra, nëse truri gjykon se mund ta kryeni detyrën lehtë, ai i fshin nga kujtesa informacionet e parëndësishme dhe e hap mundësinë për të pranuar informacione të tjera. Nëse truri vlerëson se keni nevojë për më shumë kohë dhe veprim për kryerjen e një detyre të caktuar, ai do ta ruajë të gjithë informacionin e nevojshëm për ta përfunduar detyrën.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page