Costa ka një lajm të keq për Arsenalin pas shortit në Europa League
- rilindjashqiptare
- Apr 13, 2018
- 1 min read

Diego Costa, golashënues i shpeshtë në portën e Arsenalit.
Diego Costa ka bilanc pozitiv të golave në ndeshjet kundër Arsenalit.
Sulmuesi i Atletico Madridit do të ndeshet me ish kundërshtarin nga Premierliga – në kohën kur ishte anëtar i Chelseat – në gjysmëfinalen e Europa League.
Costa realizoi golin e ngushëllimit në humbjen 2:1 në finalen e edicionit të kaluar në FA Cup, përcjell “lajmi.net”.
Por, në përgjithësi Costa ka realizuar 3 gola në 6 takime ndaj “Gunners”.
Comments