top of page
123.jpg

Fundjava vazhdon me mot të ngrohtë, java e ardhshme me reshje lokale shiu

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 13, 2018
  • 2 min read

Fundjava vazhdon me mot të ngrohtë, java e ardhshme me reshje lokale shiu

13.04.2018 - Ditëve të fundjavës vendi ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, si dhe fusha të presionit të lartë që ndodhen mbi pjesën lindore të kontinentit europian, duke favorizuar edhe më tutje mot më të ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

Ndërkohë turbullira nga Atlantiku, që kanë depërtuar mbi gadishullin Iberik, në fillim të javës nga Afrika veriore do të zhvendosen edhe nga rajoni ynë, duke sjellë kushte për mot të paqëndrueshëm, me reshje lokale shiu dhe mundësi edhe për bubullima.

14.04-15.04 - Mot më i ngrohtë, të shtunën pjesërisht vranët, e ditën e diel kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Të dielen pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04-17.04 - Mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

18.04 - Paradite pjesërish vranët, gjatë ditës vransirat do të shtohen, e më vonë priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do të vazhdojnë ende të jenë mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 19C deri në 24C.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi dhe juglindja 2-10m/s.

Shtypja atmosferike, kryesisht do të luhatet pak mbi vlera normale.

Fushat e presionit të ulët që kanë depërtuar mbi Mesdheun perëndimor gjatë kësaj jave, kanë ngritur nga shkretëtirat e Afrikës veriore, grimca pluhuri të cilat që disa ditë qëndrojnë edhe në atmosferë mbi rajonin tonë. Edhe ditëve të fundjavës këto grimca do të mbesin mbi vendin tonë që do të ndikojnë në rritje të vlerave të indeksit të kualitetit të ajrit. Vlerat ditore të AQI-së do të mbesin rreth vlerave mesatare, e ato maksimale mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page