Referi i takimit Real Madrid – Juventus merr kërcënime me vdekje
- rilindjashqiptare
- Apr 15, 2018
- 1 min read

Gjyqtari i takimit Real Madrid – Juventus, Michael Oliver dhe gruaja e tij kanë qenë subjekt i kërcënimeve me vdekje.
Ky gjyqtar u bë target i kërcënimeve, pasi akordoi një penallti në favor të Real Madridit në sfidën ndaj Juventusit në minutën e 93’të të takimit, shkruan GazetaBlic
Edhe pse Oliver nuk ka rrjete sociale, gruaja e tij ka një llogari në Twitter, që është mbushur me mesazhe kërcënuese.
Sipas mediave italiane, policia është duke kryer hetime, pasi dikush e ka postuar numrin e saj të telefonit në internet, ku pastaj ka pasur tekste kërcënuese.

Comments