top of page
123.jpg

Kush është talenti që po e kërkon e gjithë Evropa, me klauzolë 60 mln euro dhe në pritje të paraqitj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Manchester United, Arsenal, Milan e PSG janë disa nga skuadrat që interesohen për shërbimet e Joao Felix.

Portugezi 18 vjeçar është pjesë e Benfica B, ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.

Historia e Felix është interesante. Në moshën tetë vjeçare iu bashkua Portos, rivalit kryesore të skuadrës aktuale.

Për shtatë vite ishte pjesë e Portos, për t’u larguar nga gjiganti portugez me arsyen se nuk qëndronte mirë fizikisht. Ai më vonë iu bashkua Padroenses, ndërsa nga fundi i vitit 2016 është pjesë e Benficas B.

Pozicioni im i preferuar është si një mesfushor sulmues, por çfarëdo që më kërkon trajneri unë jam gati të bëjë. Unë jam në gjendje t’i përshtatem çdo pozicioni”, deklaron futbollisti 18 vjeçar, i cili ka idhull Kakan e në vendin e tij e krahasojnë me Rui Costan dhe Bernando Silvan.

Felix e përshkruan vetën si një lojtar inteligjent dhe i papërshkrueshëm, i cili e do topin në këmbët e tij.

Derisa ofertat për të vazhdojnë të rriten, ai ka zgjedhur për agjent Jorge Mendesin, i cili përfaqëson Cristiano Ronaldon.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page