top of page
123.jpg

VIDEO/ Agron Llakaj deklaratë të frikshme para fëmijëve: I kemi lënë në dorë një bombë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 17, 2018
  • 1 min read

Aktori dhe humoristi i dashur per publikun, Agron LLakaj i ftuar “Në kurthin e Piter Pan” në televizionin Klan, ka folur për jetën e tij, duke treguar çaste nga fëmijëria, për familjen dhe fëmijët e tij dhe tani që është gjysh, duket shumë i apasionuar pas mbesës së tij. Aktori ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë fëmijët.

“E di shumë mirë që morali sot nuk pëlqehet. Unë i shikoj këta fëmijë kaq të çiltër, kaq të dashur, të prodhojnë një magji dhe prandaj them se është dashuria më e madhe. Megjithatë jam shumë koshient për të qenë fobik, për të patur frikë për të ardhmen, sepse pa dashur në duart e fëmijëve ne kemi lënë “bombë”. Ne i shikojmë fëmijët me iPad, iPhone apo çfarë aparati.

Me të vërtetë interneti të ofron mundësi, zhvillim, por pa dashur në duart e fëmijëve kemi dhënë amazonën, një amazon që ka brenda një mister. Prandaj ky është mesazhi më i mirë, prindër ruajini fëmijët për t’i patur sa më larg kësaj amazone. Ka gjëra të bukura, ka përralla me të cilat ne jemi rritur, por jam shumë i sigurt që do mësojnë dhë gjëja më e rëndësishme është të dashurojnë”, ka thënë aktori i humorit.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page