“Do publikoj emrat e politikanëve me të cilët kam shkuar në krevat”, Bleona Qereti nxjerr zbuluar &#
- rilindjashqiptare
- Apr 18, 2018
- 1 min read

Duket këngëtarja shqiptare Bleona Qereti do mbajë fjalën e dhënë rreth një vit më parë se në librin e jetës së saj do të bënte publike emrat e politikanëve me të cilët ajo ka ndarë krevatin.
Këngëtarja me origjinë shqiptare por që prej vitesh jeton në SHBA ka thënë se në këtë libër do të ketë emra që do të surprizojnë publikun.
Në postimin e fundit në Instagram Bleona ka dhënë lajmin se shumë shpejt do të dalë në treg libri i shumë përfolur.“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time për të cilin jut ë gjithë keni pritur aq gjatë, është më në fund në rrugën e tij”, shkruan ajo.
Më tej kengëtarja është shprehur se ka ardhur koha që ti japë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës së saj dhe të tregojë anën e saj të historisë.“Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta”, ka shkruar Qereti.Me siguri ky libër pritet me padurim nga shumë njerëz dhe pritet të sjellë shumë reagime të forta. Na ngelet vetëm të presim për të zbuluar sekretet e Bleonës.

댓글