top of page
123.jpg

'Bashkëjetesa' e plakut nga Podujeva me pyllin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 20, 2018
  • 1 min read

Në një shtëpi të vogël që as shtëpi nuk mund ta quash, më mirë të themi një kasolle, në cep të pyllit i vetmuar jeton një plak

Është ky Ismet Segashi, i cili jeton i vetëm në fshatin Popovë të Podujevës.

“Nuk ka qenë mirë, e tash është pak më mirë se atëherë ka qenë më skamje”, ka thënë xha Ismeti për RTV Dukagjini.

Xha Ismeti tha se jeta për të ka qenë e vrazhdë. Në këtë fshat siç thotë ai kanë jetuar edhe stërgjyshërit, ndërsa sot të vetmit që e shoqërojnë janë zogjtë dhe kafshët që ju kushton kujdes të veçantë.

“Moti, babë e babagjysh e katragjysh këtu jem”, tha xha Ismeti.

Hapat e tij të ngadalshëm duken si të trembur, e sa herë që endej rrugës ndalej për një moment duke tundur kokën.

Thotë se jeton me familje, mirëpo ata nuk u panë gjëkundi. Matanë fushave në këtë shtëpi të vogël tha se rrallë herë i bën konak edhe fqinji i tij Behxheti.

Atij sikur i mungon diçka derisa thoshte se të rrallë kanë qenë vizitorët në këtë cep të fshatit. “Më përpara ka pas njerëz e vizitorë,e tash askush s’na viziton e s’na këqyrë kush…”, ka thënë xha Ismeti.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page