top of page
123.jpg

Jose Mourinho e gjen zëvendësuesin e Paul Pogbas

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 20, 2018
  • 1 min read

Vera 2018 mund të sjellë fundin e Paul Pogbas te Manchester United.

Mesfushori francez nuk gëzon raporte të mira me trajnerin Jose Mourinho, i cili në ndeshjet e fundit jo pak herë e ka lënë në bankën e rezervistëve.

Mediet në Angli gjatë gjithë kohës kanë shkruar për raporte të tensionuara ditëve të fundit, duke spekuluar se e ardhmja e Pogbas është larg ‘Old Traffordit’.

Është Real Madrid dhe PSG që po monitorojnë këtë situatë, duke u përgatitur për hapje të bisedimeve me Manchester United.

Në rast largimi të Pogbas, Jose Mourinho tashmë e ka menduar pasuesin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin e Shakhtarit, brazilianin Fred, që është vetëm 25 vjeçar.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page