top of page
123.jpg

“Mos harroni atë që ndodhi kundër Romas” – Valverde paralajmëron Barcelonën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 21, 2018
  • 1 min read

Ernesto Valverde ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes në finale të Kupës së Mbretit kundër Sevillas.

Trajneri i Barcelonës ka kërkuar nga skuadra e tij të “mbajnë në mend” atë që ndodhi dy javë më parë në UEFA Ligë të Kampionëve në Olimpico kundër Romas, e cila befasoi gjigantin katalunas duke e eliminuar pas fitores 3 me 0, transmeton portali arbresh.info.

“Sevilla është një skuadër e mirë dhe ata kanë një numër të madh lojtarësh kualitativ që mund të bëjnë dallimin. Kjo padyshim do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të fituar për ne dhe ne jemi të motivuar për ta fituar atë”, ka thënë fillimisht Valverde.

“Si do të luajmë kundër Sevillas? Nuk e di, por e di se ata mund të jenë të rrezikshëm në mënyra të ndryshme. Kemi qenë pak të ngadaltë së fundmi, por ne kemi pasur disa ndeshje të mëdha gjatë javëve, gjë që nuk është aspak ndihmuese”

“Ne kemi obligim për të luajtur gjithmonë mirë për shkak se ne jemi Barcelona. Kjo nuk është ndryshe si ndonjë finale tjetër për ne, ata janë shumë të rëndësishëm” .

“Skuadra favorite? Ne ishim shumë favorit kundër Romas gjithashtu në Ligë të Kampionëve, por përfunduam të eliminuar. Ne jemi në gjendjen e duhur mendore për të luajtur kundër Sevillas” .

Barcelona është vetëm një fitore larg titullit në La Liga, ku vazhdojnë ende të jenë të pamposhtur.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page