top of page
123.jpg

A është kjo fotografia më emocionuese e vitit 2018?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 22, 2018
  • 1 min read

Barcelona fitoi për të 30-tën herë Kupën e Mbretit duke e mposhtur në finale Sevillan me rezultat 5:0.

Kjo finale, ishte e fundit për Andres Iniestan në fanellën e Barcelonës.

Mesfushori që shënoi një gol të bukur në këtë ndeshje, pas përfundimit të këtij sezoni do të larohet nga Barcelona në drejtim të Superligës së Kinës.

Pas një paraqitje mbresëlënëse ndaj Sevillas, trajneri Valverde i rezervoi atij respektin e tifozëve duke e zëvendësuar pak minuta para përfundimit të ndeshjes.

Tifozët e të dy skuadrave, e harruan për një moment rezultatin e thellë të kësaj ndeshje, duke u bashkuar për të duartrokitur Andres Iniestan, njëri nga futbollistët më të respektuar në botën e futbollit.

Këto duartrokitje e po ashtu edhe e kaluara e tij te Barcelona, bën që kapiten Iniesta të mos mund t’iu përmbahet lotëve, për të na dhuruar pa dyshim fotografitë më të bukura të këtij viti.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page