Artisti japonez krijon imazhet e ndjenjave që s’i përshkruajmë dot me fjalë (foto)
- rilindjashqiptare
- Apr 22, 2018
- 1 min read

Krejt pak gjëra dihen për artistin japonez të vetëquajtur avogado6, por ajo që duket qartazi nga profili i tij, është pasioni që ai ka për kiminë.
Megjithatë, as që bëhet fjalë që në krijimet e këtij artisti misterioz të hasen formula kimike.
Përkundrazi, imazhet e tij janë ilustrime të gjalla, ku shpërfaqen në një mënyrë shumë të kuptueshme ndjenjat njerëzore. Shumë prej këtyre ndjenjave e kemi të vështirë që t’i përshkruajmë me fjalë dhe kjo është edhe arsyeja se pse ilustrimet e këtij artisti të mahnisin me qartësinë e tyre.
Teksa i shikon këto imazhe, të lind pyetja: si mund të vizatojë njeriu një lloj ndjesie që s’e përshkruan dot me fjalë?!
Ja cilat janë këto ndjesi:

Kur përpiqesh të ruash sa më gjatë diçka që i përket së shkuarës

Kur ndjen se të janë këputur krahët

Kur do me gjithë shpirt ta lëshosh veten

Kur je i dërrmuar nga lodhja

Kur mbledh copëzat e vetes

Kur ndjen se koha të ikën pa mëshirë

Kur hiqesh sikur je mirë

Kur të shterren energjitë

Kur ndihesh si në çark

Kur e mbyll zemrën

Kur të bombardojnë me fjalë

Kur të duket se puna po ta mpak forcën

Kur ndihesh i lumtur dhe i suksesshëm vetëm në virtualitet
Comments