top of page
123.jpg

Gjakovari i “O Sa Mirë” tregon çka i kishte thënë Art Kurti pak ditë para ..

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 24, 2018
  • 1 min read

Vdekja e aktorit të ‘O sa mirë’, Art Kurtit mëngjesin e sotëm i ka tronditur të gjithë.

Familjarët, kolegët e miqtë e afërt të tashmë të ndjerit janë shokuar me humbjen e djalit të cilin e kanë cilësuar të urtë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem të madh me askënd, shkruan lajmi.net

I kontaktuar nga lajmi.net miku i tij i afërt njëherësh kolegu dhe vendasi, Edi Kastrati ka folur nën emocione për humbjen e Artit.

Ai për lajmi.net tha se e ka njohur si djalë i cili asnjëherë nuk ka folur për plane të këqija dhe se ishte shumë i hareshëm, kontakti i fundit i tij me Artin ishte para disa ditësh.

‘’Kontakti i fundit para 3,4 ose 5 dite. Kurrë asniher nuk me ka fol për ndonjë problem, përkundrazi është mundu me qenë gjithmonë i hareshëm. Nuk është që ka folë ndonjëherë për plane të kqia, përkundrazi për ato të mira gjithmonë” tha ai.

I pyetur nëse i ndjeri ka pasur ndonjë problem me dikë, Edi i bindur ka treguar se kolegu i tij nuk ka pasur probleme të tilla.

‘’Me sa di une nuk ka pas ndonjë problem me askënd, sidomos probleme që të bin deri te vrasja, ndoshta u fjalos me ndonjë shok aty ktu amo, jo jo…..’’


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page