top of page
123.jpg

Liverpool i mrekullueshëm, por ende ka punë me Romën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 24, 2018
  • 1 min read

Liverpool ka shënuar fitore prej 5-2 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve

Reds ishin dominues në pjesën e parë dhe të dytë të këtij takimi duke shënuar pesë gola.

Pjesa e parë ishte gjithçka në të mirë të Liverpoolit ku pas 30 minuta lojë Liverpool shënon golin e parë.

Ishte përsëri lojtari në super formë i Liverpool Mohamed Salah që do të shënonte golin e parë në minutën e 36.

Salah bën edhe një finalizim përfekt në fund të pjesës së parë duke shënuar në minutën e 45’të.

Të dy golat lojtari nuk i ka festuar.

Liverpool e nis furishëm pjesën e dytë.

Mane shënon gol në minutën e 56, kurse dy gola pas tij shënon Firminho (61, 68).

Megjithatë, Roma këndellet pas minutës së 70 duke shënuar dy gola.

Dzeko shënoi për 5-1, në minutën e 81, kurse golin e dytë e shënoi Perotti në minutën e 85’të.

Pas një jave, në “Stadio Olimpico”, Roma e pret Liverpoolin dhe shpreson në rikthim të rezultatit ashtu sikurse e bëri me Barcelonën.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page