top of page
123.jpg

Jonida Shehu i rikthehet ekranit, zbulohet formati që do prezantojë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 26, 2018
  • 1 min read

Jonida Shehu u largua nga Top Channel krejt papritur fundtetorin e shkuar.

Shkak u bë një intervistë me Rezarta Shkurtën, e cila u konsiderua reklamë nga drejtuesit e televizionit.

Si rrjedhim, Jonida u gjobit me 1500 euro gjobë. Ajo s’pranoi ta paguante dhe u largua nga vendi i punës. Së fundi, Jonida gjeti një tjetër projekt që i vodhi zemrën.

Gazetarja dhe moderatorja nuk është penduar për gjë, por nëse do të ishte për të, s’do të ishte larguar nga Top Channel. Sidoqoftë, të shkurara të kaluara, Jonida u përfol se do të lëvizte në Klan Plus, thashethem që e hodhi poshtë. Më pas u përfol se do të kalonte në Tv Klan. “Nuk jua konfirmoj një gjë të tillë,” tha ajo muaj më parë.

Burime pranë Anabel.al konfirmojnë se Jonida do të moderojë një emision të sajin në Tv Klan gjatë paradites rreth orës 10 deri në 12. Formati mbetet ende për t’u zbuluar./Anabel


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page