top of page
123.jpg

Sozia e Donald Trump është një grua, fotoja që bëri xhiron e mediave (Foto)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 26, 2018
  • 1 min read

Fotoja e një gruaje spanjolle me ngjashmëri të theksuar me Donald Trump bëri xhiron e mediave në mbarë botën.

Dolores Leis Antelo, është sozia e Donald Trump. Dolores u bë e famshme në rrjet pas një interviste që ajo dha për një gazetë lokale spanjolle. Intervista ishte për jetën e saj në Nanton, La Coruna, por sapo u publikua në internet fotoja e saj u bë virale.

Zonja tashmë njihet si Donald Trump i Costa de Morte, që është një krahinë e gjirit Galician. Në një tjetër intervistë për mediat vendase Antelo është shprehur: “Fotoja ime ka udhëtuar shumë larg. Mendoj se është për shkak të ngjyrës time të flokëve”.

Kurse vajza e saj është shprehur: “Imagjino sikur të ishim familjarë të Donal Trump”.

Fotoja ka me mijëra pëlqime dhe komente dhe njerëzit janë frymëzuar nga kjo për të gjetur foto të njerëzve të tjerë që kanë ngjashmëri me Trump


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page