Allegri: Ky futbollist i Juventusit e ka përfunduar sezonin
- rilindjashqiptare
- Apr 27, 2018
- 1 min read

Giorgio Chiellini do të mungojë te Juventus në vazhdim të këtij sezoni.
Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Giorgio Chiellini do të mungojë te Juventus në vazhdim të këtij sezoni.
Qendërmbrojtësi italian u lëndua në humbjen nga Napoli në xhiron e shkuar në Serie A.
Dhe, Chiellini me dëmtimin e pësuar nuk do të luajë në katër xhirot e mbetura në Serie A, përcjell “lajmi.net”.
“Giorgio Chiellini e ka përfunduar sezonin”, deklaroi Allegri në konferencë për media para ndeshjes me Interin.
Comments