Gjysmë shkollë, gjysmë shtëpi (Video)
- rilindjashqiptare
- Apr 28, 2018
- 2 min read

Në objektin ku mbahet mësimi jeton familja Ibrahimi nga Muqibaba
Ky është objekti i shkollës fillore “Mulla Idriz Gjilani” në fshatin Muqibabë të Gjilanit. Por qe pesë vjet në këtë shkollë nuk mbahet vetëm mësim. Këtu jeton me familje Vehid Ibrahimi, të cilët i është djegur shtëpia.
Në pamundësi për ta ndërtuar një të re, babai i tre fëmijëve, ndau dy klasë që të jetojë me familje.
“Është shumë e vështirë të jetosh në shkollë sepse ki pengesa prej nxënsëve, mësusëve dhe shkolla është shkollë, nuk është objekt i banimit po unë nuk kam pas ku të strehohem . Po probleme ka të shumta këtu sepse duhet me qenë i mbyllur në shkollë një pesë a gjastë orë jemi sikur të mbyllur sepse nuk i pengojmë as mësusëve, neve na pengojnë nxansat po nuk kemi çka bojmë”.
Kurse nxënësit ankohen për shkak te pengesave që Ibrahimi u shakton atyre gjatë procesit të mësimit.
“Ky Vehidi që është këtu knej shkolës kaniher ja lëshon zërin televizorit na pengon kur jena në mësim tash ka pak klasë jemi tri klas me një klas se i ka zonën klasët tjera. Po se nihet zhurma nuk mundemi me u përqendru në mësim edhe jena pak na ka nxën do klas edhe nuk mudemi me përqendru në mësim se ka zhurmë”.
Problem për nxënësit është edhe momenti kur ata kanë nevojë të shkojnë në tualet e që WC-ja ndodhet në pjesën ky banon familja Ibrahimi.
“Po na pengon se kur të shkojnë me bo nevojën na thotë pse po vijni këndej pari”.
Edhe arsimtari i mësimit klasor Asllan Neziri, ankohet për zhurmën që ua shkakton Vahidi me familje.
“Nuk është i dëshirueshëm ky me ndejtë shkollë, ka kuzhinë i vijnë mysfirë kontretisht mu nuk më pengon, por ka arsimtare që vijnë femra”.
Zgjidhje më e mirë për shkollën dhe për vet Ibrahimin është ndërtimi i një shtëpie, por komuna nuk ka bërë zgjidhje, edhe pse ai është simpatizantë i Lutfi Hazirit.
“Ne i kemi berë disa herë ofertë për ndërtim të shtëpisë, por në parimin e vendit ku jeton në fshatin Mucibabë. Ne jemi të gatshëm që nesër më i fillu punimet por e kemi një llojë rezistence të Vehidit dhe në vitin e ardhshëm shkollor që është në shtator, ky problem do të jetë defenitivisht i zgjidhur”
Haziri ka bërë me dije në të ardhmen do shqyrtohet mundësia për bartjen e nxënësve të kësaj shkolle në fshatin Velekincë në mënyrë që nxënësit të jenë pjesë e proceseve edukative më të mira.
Comments