top of page
123.jpg

Historia që i përloti të gjithë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 28, 2018
  • 2 min read

Këtë herë programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte udhëtuar jashtë kufijve të Shqipërisë duke shkuar në Norvegjinë e largët. Ftesa e Arbana Osmanit ishte dërguar për Shkurtën, e cila prej vitesh jetonte në Norvegji me familjen e saj.

Historia e Shkurtës kishte nisur 15 vite më parë kur ishte njohur me Bujarin, i cili me kalimin e kohës ishte bërë bashkëshorti i saj.

Ata ishin martuar dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë tre fëmijë. Bujari dhe Shkurta kishin vendosur që të kalonin disa ditë pranë familjeve në Kosovë, por ky udhëtim kishte qenë fatal për Bujarin, i cili kishte humbur jetën.

Fatkeqësitë nuk kishin të mbaruar për Shkurtën, e cila para 1 viti ishte diagnostikuar me kancer. Për ta bërë të lumtur dhe për t’i dhënë një mesazh, Flutura kishte ftuar motrën e saj, Shkurtën.

Flutura në lot tha: “Unë jam krenare që të kam motër dhe ndihem shumë me fat. Mos e kthe kokën mbrapa dhe vazhdo vetëm përpara. Nuk je vetëm, unë dhe familja do të të qëndrojmë pranë! Të uroj më të mirat dhe shëndet për ty dhe fëmijët e tu!”

Kjo histori nuk la pa përfshirë edhe vetë Arbana Osmanin, e cila edhe pse gjatë gjithë këtyre javëve në program ka pasur histori të dhimbshme nuk i ka shprehur emocionet. Por për herë të parë në ekran, moderatorja nuk mundi t’i përmbante emocionet dhe u përlot.

Për të mbështetur Fluturën në këtë mision të sajin, Arbana Osmani kishte ftuar këngëtaren e famshme Dhurata Dora. “Fëmijët e tu duhet të jenë tepër krenarë për ty. Edhe pse ke kaluar shumë në jetë ti vjen këtu në këtë program duke qeshur. Ti je shembull jo vetëm për mua por për të gjitha femrat.”,- ishin fjalët e Dhurata Dorës.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në fund i dhuroi Shkurtës dhe fëmijëve të saj një udhëtim në qytetet e Shqipërisë.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page