top of page
123.jpg

‘Ndihem e përkëdhelur, e mbrojtur’, Eli Fara flet për herë të parë për shokun e jetës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 29, 2018
  • 1 min read

Është një ndër këngëtaret më të komentuara në media, por përgjithësisht për pamjen e saj dhe anën profesionale, sepse jetën private prej shumë vitesh Eli Fara e ruan në mënyrë hermetike.

Kurrë nuk është fotografuar krah një mashkulli dhe as ajo vetë nuk ka deklaruar ndonjë lidhje, ndonëse shumë meshkuj e adhurojnë dhe ka pasur propozime të shumta.

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Eli ka folur për herë të parë si për martesën, propozimet, por edhe cilësitë që duhet të ketë shoku i saj i jetës. E pyetur nëse ka një shok, këngëtarja u përgjigj: “Po vë njeri para vajzës unë?” ndërsa për martesën Eli u shpreh: “S’kam thënë kurrë qe do martohem ose s’do martohem. Propozime ka shumë nga të gjitha moshat, s’di nga t’ja filloj”.

E pyetur nëse ndihet rehat me një shok moshatar apo më të ri, Eli tha se do ndihej e përkëdhelur dhe e mbrojtur me një mashkull më të madh se ajo.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page