top of page
123.jpg

Deri tani, askush s'e dinte se çfarë fshihej në hundën e tij (FOTO)

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 28, 2018
  • 1 min read

Prej kohësh, shkencëtarët paralajmërojnë se duhen antibiotikë të rinj, pasi mikrobet po krijojnë rezistencë ndaj atyre aktualë, që në shumicën e rasteve janë përdorur pa asnjë kriter. Duket se zgjidhja ka ardhur nga një burim shumë i pazakontë, pikërisht hunda e njeriut. Studiuesit e Universitetit “Tubingen” në Gjermani thonë se kanë zbuluar një klasë të re antibiotikësh, duke analizuar luftën bakteriologjike që zhvillohet në flegrat e hundës. Kërkuesit kanë zbuluar se 70% e njerëzve mbajnë brenda hundës së tyre një mikrob të quajtur Staphylococcus lugdunensis, i cili tani po shërben për krijimin e një antibiotiku të ri, të aftë të luftojë mikrobet më të vështira për t’u zhdukur. Studimet kanë rezultuar në një ilaç të ri, që njihet me emrin “Lugdunin” dhe që mund të ndalojë ato që njihen si supermikrobe. Është shumë herët për të thënë nëse “lugdunin” mund të formojë bazën për antibiotikët e rinj dhe të përdoret për luftimin e infeksioneve të ndryshme, megjithatë ka premisa. Ky zbulim është konsideruar një mrekulli, pasi tani bakteriet vdekjeprurëse, si E.coli apo Salmonella, janë duke u bërë gjithmonë e më të forta, më rezistente ndaj kurave të përdorura deri më tani. Kështu, shkencëtarët po pregaditen për nji revolucion të vërtetë për kërkimin e antibiotikëve të rij, të cilët nuk do gjenden veç në ambientin përreth, por edhe mbrenda vet trupit të njeriut.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page