top of page
123.jpg

Kush është kosovari Meritan Shabani, i cili e ka fituar zemrën e trajnerit Jupp Heynckes

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Apr 29, 2018
  • 2 min read

Tek Bayern Munich jemi mësuar ta shohim për disa vite shqiptarin Xherdan Shaqiri, madje lojtari nga Zhegra, e Gjilanit e kishte fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013, përballë Borussia Dortmund.

Ishte pikërisht trajneri Jupp Heynckes ai i cili e kishte transferuar Shaqirin nga skuadra e Baselit, e strategu gjerman po del të jetë trajner i mirë edhe për një lojtar tjetër shqiptar, shkruan Gazeta Blic

Është mesfushori kosovar Meritan Shabani ai i cili ka fituar zemrën e trajnerit me përvojë.

19 vjeçari i cili në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve që Bayerni e fitoi përballë Besiktas ishte në bankën e rezervistëve sot 1 muaj pas asaj ndeshje ka fituar besimin e trajnerit Heynckes, duke debutuar për ekipin e parë.

Mesfushori kosovar është duke luajtur që nga minuta e parë në sfidën që Bayern Munich është duke e luajtur përballë Eintracht Frankufurt në kuadër të javës së 32 në Bundesliga.

Shabani luajti 90 minuta të plota në UEFA Youth League përballë Real Madrid

Meritani, i cili luan edhe në krahun djathtë të sulmit është pjesë e Bayernit që nga viti 2015, ku ka filluar me U16, pastaj ka kaluar tek U19 dhe së fundmi është ftuar nga skuadra e parë.

Shabani ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar pesë herë në vetëm 18 paraqitje për skuadrën B të Bayernit.

Kur Jupp Heynckes u pyet për Shabanin, ai tha ” “Shabani ishte i përfshirë në miqësoren tonë kundër Großaspach dhe bëri shumë mirë. Ai është pjesë e një grupi shumë të talentuar të të rinjve. ” përfundoi Heynckes .

Meritan Shabani nuk ka luajtur as edhe një ndeshje deri me tani për grupmoshat e Gjermanisë, ky ndoshta është një rast i mirë që FFK-ja të veprojë shpejtë duke i bërë një ftes zyrtare për grupmoshën U21, apo pse jo edhe për reprezentacionin A.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page