top of page
123.jpg

3 rreziqe nga fjetja me flokë të lagur

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 2, 2018
  • 1 min read

Këshillohet gjithmonë të mos shtriheni të flini me flokët e lagur.

Kjo sepse rrezikoni të ftoheni apo të mund të merrni ndonjë pneumoni.

Në vijim lexoni disa nga rreziqet që vinë nga fjetja me flokë të lagura:

Dhimbje koke Fjetja me kokën lagur mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo ndodh pasi gjatë gjumit temperatura e trupit rritet duke krijuar një çrregullim ndërmjet temperaturës së sipërfaqes dhe lagështisë së flokëve. Të nesërmen në mëngjes mund të zgjoheni me dhimbje koke.

Infeksione Jastëku është ajo pjesë e shtrojës ku akumulohen bakteret, qelizat e vdekura të lëkurës, vajrat e trupit të njeriut dhe papastërtitë e tjera nga mos pastrimi i grimit. Kontakti i drejtpërdrejtë i flokëve të lagura me jastëkun krijon terrenin perfekt për zhvillimin e infeksioneve të ndryshme që stimulohen edhe nga përmbajtja yndyrore e balsamit.

Këputja e flokëve Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakrehur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen. /RTV21/


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page