top of page
123.jpg

Kjo është mosha kur gratë 'këpusin' duke tradhtuar

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 2, 2018
  • 2 min read

Ne të gjithë e dimë se meshkujt dhe femrat tradhtojnë për arsye të ndryshme.

Megjithëse meshkujt kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, sepse ndihen të kërcënuar, gratë kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë sepse ndihen të shpërfillura ose të injoruara nga partneri i tyre.

Për shkak se të dy gjinitë janë të motivuar për të kryer shkelje të kurorës për arsye të ndryshme, ka kuptim edhe faktori moshë që i bën ata pre’ të kësaj zgjedhje. Një studim i i Universitetit të New Hampshire, tregon së fundmi se mosha 55 vjeçare është piku i pabesisë dhe pikërisht ky është stadi moshorë që arrin kulmin për të dyja gjinitë. Kjo moshë vihet në dukje sepse përkon edhe me fazën kur meshkujt dhe femrat kanë tendencën të bëjnë një analizë kosto-përfitim kur vlerësojnë nëse duhet të mashtrojnë bashkëshortin e tyre.

“Sipas studiuesve, sjellja e tyre ndaj trashtisë ndryshon ndjeshëm, pasi burrat dhe gratë përgjigjen ndryshe ndaj kostove dhe përfitimeve të perceptuara nga secili syresh prej tyre. Për gratë, faktorët biologjikë dhe socio-ekonomikë janë parësorë ndaj e shohin partnerin e jetës si kandidatë të mirë për të lindur një fëmijë dhe që ka një arsim dhe stabilitet financiar për të siguruar një familje. Janë faktorë të rëndësishëm që gratë i konsiderojnë kur vendosin të kenë një marrëdhënie. Këta faktorë nuk hyjnë në lojë për meshkujt, të cilët në përgjithësi kanë 7 % më shumë gjasa të mashtrojnë sesa gratë “.

Nga këndvështrimi i shkencës evolucionare, burrat dhe gratë janë shtyrë të bëjnë seks me nevojën primare për të riprodhuar. Kjo do të thotë se do të kishte kuptim që mosha që një grua ka më shumë gjasa të tradhtojë është më e ulët se një mashkull. Por, interpretimi është se një grua arrin “pikun e tradhtisë” kur kupton se trupi i saj ka shanset e fundit për të pasur një fëmijë.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page