Roma – Liverpool, lajmi i fundit për formacionet e skuadrave
- rilindjashqiptare
- May 2, 2018
- 1 min read

Roma pret Liverpoolin sonte në Stadio Olimpico.
Romës i duhet të përjetojë një tjetër mbrëmje magjike në “Olimpico”, si ajo ndaj Barcelonës, për të përmbysur humbjen 5-2 ndaj Liverpoolit dhe për të ëndërruar në finalen e madhe të Kievit.
Një mision thuasje i pamundur, duke patur parasysh karakterin e klubit anglez, por edhe problemet në fomacionin verdhekuq.
Holandezi Kevin Strootman nuk ka mundur të riaftësohet plotësisht nga goditja që mori në brinjë në sfidën e vajtjes në “Anfield”, për rrjedhojë mbetet jashtë e në mesfushë do të aktivizohet Pellegrini përkrah De Rossit dhe Nainggolan, në mbështetje të tredhëmbëshit Schik-Dzeko-El Shaaraway.
Janë 23 futblollistët e grumbulluar nga Jurgen Klopp i Liverpoolit. Nuk ia dalin Gomez dhe Llallana, ndërsa Mane është në formë optimale dhe do të luajë në sulm në tredhëmbëshin mes Salah dhe Firminon.

Comments