top of page
123.jpg

Studimi i ri: Alkooli shkakton dëme të përhershme gjenetike

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 2, 2018
  • 1 min read

Studime të reja lënë të kuptohet se konsumi i pijeve alkoolike mund të shkaktojë dëm të përhershëm gjenetik.

“Një informacion që mungonte ishte se si saktësisht na shkakton dëm alkooli dhe studimet tona tregojnë se kur alkooli përpunohet nga trupi dhe shndërrohet në energji, akumulohet si toksinë që sulmon ashpër ADN-në dhe dëmton informacionin gjenetik që përbën kodin e jetës”, thotë K.J. Patel i Këshillit të Studimeve Mjekësore.

Toksina quhet acetaldehyde dhe prodhohet kur trupi konsumon alkool. Studimet tregojnë se mund të dëmtojë qelizat në mënyrë të pariparueshme.

“Kjo mund të ndodhë në nivelin e qelizës embrionale që është shumë e rëndësishme, sepse kjo lloj qelize prodhon shumë qeliza të reja dhe është qeliza rigjeneruese e trupit të njeriut”.

Ky dëm gjenetik mund të shkaktojë deri pasoja vdekjeprurëse në trupin e njeriut.

“Ne tregojmë se kromozomet nga këto qeliza shndërrohen në mënyrë të pakthyeshme dhe kjo është e rëndësishme sepse ndryshimi i kromozomeve ose ADN-së janë arsyeja themelore që qelizat plaken, ose transformohen në kanceroze”, thotë doktor Patel, transmeton tch.

Trupi ka një enximë që e shpërbën acetal-dehyden-ën. Patel bëri një prove që të shihte se çfarë u bën alkooli qelizave që nuk e kanë atë.

“Tek minjtë, kur heqim enximën që pastron toksinën, si edhe këtë mekanizëm të riparimit të ADN-së, shohim që edhe sasi fare të vogla alkooli shkaktojnë dëm të jashtëzakonshëm tek qelizat që prodhojnë gjak”.

Po ashtu shumë njerëz kanë disa sisteme riparuese për ADN-në, por Dr. Patel thotë se konsumi i tepruar mund t’i dëmtojë linjat mbrojtëse dhe të shkaktojë dëm serioz gjenetik.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page