Zidane: Eliminuam më të fortit si PSG, Juve dhe Bayern
- rilindjashqiptare
- May 2, 2018
- 1 min read

Real Madridi e ka kaluar edhe Bayern Munichun për të shkuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Zinedine Zidane ka thënë se skuadra e tij i ka mposhtur disa prej skuadrave më të fora në botë këtë edicion.
“kemi luajtur kundër klubeve të mëdha, i njëjtë ka qenë edhe Juve, po ashtu edhe PSG.
“Jemi të lumtur pasi që i kemi mposhtur që të tria duke vuajtur”.
Zinedine Zidane, trajneri i Ligës së Kampionëve .
Trajneri e ka lavdëruar lojën e Karim Benzemas që shënoi dy herë në këtë përballje.
“Jam i lumtur për të, e meriton, ai e bëri diferencën. Kur loja mbyllet kështu është më mirë”.
Keylor Navas po ashtu kishte paraqitje të jashtëzakonshme.
“Ai bëri disa pritja të jashtëzakonshme në pjesën e parë”, deklaroi Zidane.

Comments