top of page
123.jpg

“Nëse VAR-i do të përdorej në Ligën e Kampionëve, nuk e di nëse finalja do ishte Real Madrid-Liverpo

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 3, 2018
  • 1 min read

Alessandro Florenzi dyshon se finalja do të zhvillohej mes Real Madridit e Liverpoolit nëse VAR-i do të përdorej në Champions League.

Sfida mes Real Madridit e Bayern Munich nuk ka kaluar pa polemika, ashtu si kundër Juventusit javë më parë, por as ajo mes Romës e Liverpoolit, pasi vendasit pretendojnë që u dëmtuan në Olimpico, ku fituan 4-2, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Madje, një ndër kapitenët e Romës, Alessandro Florenzi, dyshon se finalja e Champiosnit do të luhej mes Realit e Liverpoolit nëse teknologjia VAR do të përdorej këtë edicion.

“Nëse teknologjia VAR do të përdorej në Ligën e Kampionëve, nuk e di nëse finalja do të ishte Real Madrid-Liverpool”, u shpreh Florenzi.

“VAR-i heq shumë dyshime për ato që gjyqtari nuk mund t’i shoh. Me VAR për 10 sekonda mund të kuptosh të vërtetën”, shtoi ai.

“Në minutën e 60’të ishte penallti e pastër për ne dhe lojtari i Liverpoolit është dashur të ndëshkohet me të kuq – diçka që do ta kishte ndryshuar ndeshjen, por në fund nuk shkoi kështu.

Sido që të jetë, duhet të përgëzojmë Liverpoolin për arritjen në finale, por vërtetë dhemb ky eliminim. Duhet të ngremë zërin”, deklaroi Florenzi.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page