top of page
123.jpg

Bellewit i mjaftuan pesë raunde për ta mposhtur përsëri Hayen

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 6, 2018
  • 1 min read

Tony Bellew e ka fituar edhe luftën e dytë ndaj ish kampionit të botës, David Haye.

‘O2 Arena’ në Londër ka dhuruar një tjetër natë të emocionale për sportin e boksit.

Është Tony Bellew që ka arritur të mund sërish 37 vjeçarin David Haye, duke bërë që gjyqtari të ndërpresë meçin në raundin e pestë.

Bellew ishte afër fitores edhe në raundin e tretë, kur uli në tokë dy herë Hayen, por ky i fundit ia doli të ngrihet për të vazhduar meçin.

Raundi i pestë, doli të jetë fatal për Haye, që nuk arriti të përballonte goditjet e Bellew, gjë që shtyri gjyqtarin të reagojë për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Për Bellew, kjo ishte fitorja e 33 në karrierë, ndërsa për Haye ishte humbja e katërt.

Kujtojmë se këta dy boksierë janë takuar edhe në mars të vitit 2017, meç i cili po ashtu ishte fituar nga Bellew.


 
 
 

Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page