top of page
123.jpg

Parashikimi i motit gjatë javës në Kosovë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • May 6, 2018
  • 1 min read

IHMK-ja përmes një komunikate ka bërë të ditur se në Kosovë gjatë javës do të mbretërojë mot i ndryshueshëm.

“Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm i përcjellë me vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar

dhe lokalisht të intensitetit të lartë”, thuhet në komunikatë.

IHMK shton se reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i ulët gjatë pothuaj gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 14mm/s.

“Kjo gjendje jostabile e motit pritet të vazhdojë deri në gjysmën e majit, krejt këto fenomene janë si pasojë e temperaturave të larta ekstreme që u regjistruan në muajin prill, deficitit të reshjeve dhe ndryshimeve tjera fizike që ndodhën në troposferë”, thuhet në komunikatë.


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page