E konfirmon Klopp: Kërkon transferimin e sulmuesit të Barcelonës
- rilindjashqiptare
- May 7, 2018
- 1 min read

Futbollisti francez nuk po gjen hapësira në skuadrën e Barcelonës.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e pranon se është i interesuar për të transferuar në Anfield Road, talentin Ousmane Dembele,transmeton KosovaPress.
Për francezin, Barcelona shpenzoi 105 milionë euro, plus 40 milionë të tjera bonuse, për ta transferuar nga Borussia Dortmundi gjatë verës së shkuar.
20-vjeçari e ka pasur të vështirë të përshtatet në ekipin e Barçës, edhe pse u mendua se do të ishte pasuesi ideal i Neymar, që sapo ishte larguar nga Camp Nou.
Klopp ka pranuar që është i interesuar për ta transferuar Dembelen.
“Është vënë në shitje Dembele? Tani, po, më intereson”, u ka thënë ai gazetarëve.
Comments